14.05.2020 - 09:00
INGREDIENTËT
- Lule kungulli
- 2 patate të mëdha
- 150 gr djathë të bardhë grek
- 1 vezë
UDHËZIMET
- Në një tenxhere vendosni patatet të ziejnë.
- Ndërkohë pastronilulet e kungullit nga bishtat dhe i lani në një enë me ujë të ftohtë me copa akulli brenda.
- Pasi janë zier patatet i hedhni në mikser bashkë me dy lugë vaj ulliri.
- Pasi i keni shtypur patatet i vendosni në një enë tjetër më të sheshtë dhe hedhni djathin e thërmuar sipër.
- I përzieni bashkë dhe pastaj filloni me mbushjen e luleve.
- Pasi i keni mbushur të gjitha lulet i vendosni në një tepsi ku më parë keni vendosur letër kuzhine.
- Rrihni vezën dhe pastaj hidheni në mënyrë të njëtrajtshme sipër luleve.
- Ndizeni furren në 180 gradë dhe lërini të piqen për rreth 15 minuta.