MENU
klinika

"Receta e mamit"

Makarona me lakër dhe pançetë, një mrekulli e kuzhinës!

20.05.2020 - 16:54

INGREDIENTËT

  • 4 feta pancetë proshutë
  • 1 qepë
  • 1 çerek koke lakër bardhë e grirë si për gjellë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle gjalpe
  • Pak fara finoku – opsionale
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Makarona tip fjongo ose guackash

UDHËZIMET

  1. Në një tigan të madh me kapak, skuqni filimisht pançetën sa të bëhet disi kërce dhe pastaj e heqim nga tigani dhe e presim në copa të vogla.
  2. Shtoni tek i njëjti tigan qepën e prerë për së gjati dhe skuqeni pak minuta me vajin e ullirit.
  3. Shtoni dhe e gatuani në zjarr mesatar duke e trazuar herë pas here derisa te zbutet.
  4. Nese gjella thahet shumë mund të shtoni pak ujë gjatë zierjes.
  5. Ideja është që copat e lakrës të karamelizohen pak.
  6. Shtoni kripë e piper të zi.
  7. Kur të jetë pothuajse gati shtoni gjalpin.
  8. Ndërkohë që lakra gatuhet zieni makaronat.
  9. I kulloni dhe i bashkoni me lakrën, shtoni dhe pançetën.
  10. Kur i shërbeni nëpër pjata mund të shtoni pak djathë kaçkavall.