Që Maradona ka pasur probleme me drogën, kjo njihet botërisht, por rrëfimi i fundit zbulon dicka tjetër. “Doja të shpëtoja Maradona-n, por asnjë nuk më vuri veshin!”. Ai që flet është Fernando Signorini, ish-përgatitësi i Maradonës dhe i kombëtares së Argjentinës, i cili rrëfen se si lajmëroi të gjithë për varësinë që kishte “El Pibe” karshi drogës (kokainës).
“Sëmundja e tij, kokaina, ishte sekreti: të gjithë e dinin, asnjë nuk ndërhynte. Bisedova me të gjithë, jo vetëm me Ottavo Binachin: Ferlaino, Moggi dhe doctor Russo. Më dukej e çuditshme që askush nuk vepronte. U interesova personalisht në një klinikë për toksidipendentë pranë Napolit, edhe pse me këtë çëshjte duhet të merreshin drejtuesit.
Kishte frikë ose shpresonin të shtrydhnin limonin deri në pikën e fundit. Nëse do të kishte qenë në atë kohë Italo Allodi (drejtues i Napolit deri në vitin 1987), Diego nuk do të kishte përfunduar kaq keq…” – u shpreh Signorini.