MENU
klinika

Kompanitë farmaceutike nënshkruajnë marrëveshjen

Mbi 1 miliardë vaksina kundër Covid-19 në vit

01.05.2020 - 11:10

Kompanitë që po merren me zbulimin dhe prodhimin e vaksinës kundër Covid-19, kanë njoftuar se kanë nënshkruar një marrëveshje globale sipas së cilës kompania kimike dhe ajo farmaceutike zvicerane do të rrisin prodhimin e vaksinës deri në 1 miliard doza në vit. Marrëveshja është një nga disa partneritete që janë arritur mes prodhuesve të farmaceutikës ndërsa ata nxitojnë të nxjerrin sa më shpejt në treg një vaksinë kundër Covid-19.

Për shkak se perspektiva për një vaksinë të mundshme për të trajtuar Covid-19 mbetet ende e pasigurt, prodhimi i vaksinave në një shkallë të gjerë mund të jetë thelbësore për rihapjen e ekonomive dhe dhënies fund izolimit. Përndryshe mund të shfaqen valë të reja infeksionesh, potencialisht në gjatë periudhës sezonale si gripi. Nëse Moderna dhe Lonza, dy kompanitë farmaceutike që po merren me zbulimin e vaksinës, arrijnë objektivin e tyre prej 1 miliardë dozash në vit, kjo do të ishte e mjaftueshme për më shumë se një të tetën e popullatës në botë.

Strategjia eksperimentale e Modernës, gjatë prodhimit të një mostre të mundshme, synonte nxitjen e qelizave të trupit për të prodhuar proteina të ngjashme me virusin që stimulojnë një përgjigje imune dhe përgatiten për një infeksion aktual. Ishte një nga vaksinat e para të propozuara për luftën ndaj koronavirusit, për tu testuar në trupat e njeriut. Kompania tha se planifikon të fillojë fazën tjetër të studimeve këtë tremujor.

Pakti me Lonzën do të mundësojë një rritje dhjetëfish në prodhim, të cilin Moderna tashmë e ka filluar, sipas një deklarate. Një tjetër partneritet midis Sanofi dhe Glaxo të njoftuar muajin e kaluar bashkoi gjigantët farmaceutikë me fuqi prodhuese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”

"Të mos e paguajmë arin me të vërtetën!"

“Shkenca në stres”, fake news në garë me rezultatet

"Rekomandimet e ekspertëve do të përcaktojnë hapat..."

“Kurba e koronavirusit po fillon të sheshohet”, reagon Trump