MENU
klinika

Verdiktet jepen në tavolinë

Mbyllet para kohe kampionati i pestë në Europë

18.05.2020 - 13:50

Pas Belgjikës, Holandës, Francës dhe Qipros, edhe një tjetër vend i jep fund sezonit në tavolinë. Kampionati skocez bëhet i pesti në Europë që nuk do të përfundojë në fushën e lojës, teksa verdiktet janë dhënë në tavolinë.

Pas një takimi me të gjithë klubeve është rënë dakord që sezoni të mbylle përfundimisht, duke dhënë edhe verdiktet. Celtic është shpallur kampione, pasi mbante vendin e parë me 13 pikë para vendit të dytë që mbahej nga Rangers. Hearts ka rënë nga kategoria.

Në fakt, kjo ishte paralajmëruar me kohë në Britani, teksa edhe Uellsi dhe Irlanda pritet të bëjnë të njëjtën gjë, ndërsa Premier League angleze kërkon që ta përfundojë në fushën e lojës, kjo më shumë në aspektin ekonomik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i UEFA-s: Nuk ndikojmë dot te qeveritë

Ceferin: 80% e ligave do ta përfundojnë sezonin