Ka anuluar të gjitha shfaqjet e sezonit veror për këtë vit, “Greek Theatre” në Los Anxhelos. Kjo është hera e parë në historinë 90-vjeçare të teatrit, që janë detyruar që të anulojnë të gjithë sezonin.
“Edhe pse po shpresonim, të festonim 90-vjetorin në një atmosferë të sigurtë dhe drejtpërdrejt, për qytetarët e Los Angelesit, mendojmë se është gjëja e duhur, e përgjegjshme dhe e nevojshme për tifozët, artistët, stafin dhe komunitetin e parkut “Griffith”, për të vendosur një ndërprerje të aktiviteteve “live”, ku ka shumë grumbullime, deri në vitin 2021″ – tha AP Diaz, zyrtari ekzekutiv dhe shefi i stafit të Departamentit të Rekreacionit dhe Parqeve të LA.
Emra të mëdhenj që ishin planifikuar të performonin në këtë teatër, gjatë verës, ishin: Alica Keys, John Legend dhe Kesha.
Disa prej shfaqjeve janë anuluar plotësisht, ndërsa disa të tjera, janë shtyrë deri në një datë të re.