MENU
klinika

Kërkojnë shpërblimin e luftës

Mjekët në Durrës: Kemi marrë tamponët, ruajmë të riatdhesuarit

06.05.2020 - 13:03

Mjekët e Drejtorisë Shëndetësore në Durrës protestuan këtë të mërkurë për të kërkuar shpërblimin e luftës me koronavirusin njësoj si në shpitalet Covid në Tiranë. Ata thonë se kanë qenë në vijën e parë pasi kanë marrë tamponët dhe monitorojnë të riatdhesuarit.

Personeli i i Drejtorisë Shëndetësore në Durrës kërkon që të trajtohet me shpërblim njësoj si punonjësit e spitaleve Covid në Tiranë.

Ata thonë se kanë qenë në vijën e parë të luftës me koronavirusit, duke marrë tamponët për të dyshuarit dhe mbajtur nën monitorim të karantinuarit.

Mjekët thonë se ndjehen të pa vlerësuar nga qeveria.

Ndërsa kreu i Sindikatës Shëndetësore, Zija Alhysa, thotë se janë 22 mjekë dhe personel ndihmës që përfitojnë shpërblimin e qeverisë sipas premtimeve, 120 mijë lekë për bluzat e bardha dhe 65 000 për personelin ndihmës.

Personeli i i Drejtorisë Shëndetësore në Durrës ka protestuar edhe më herët për refuzimin sipas tyre të padrejtë të shpërblimit të plotë për angazhimin kundër koronavirusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


MSH konfirmon: Shkon në 584 numri i të infektuarve

Bilanci i COVID 19 në Shqipëri, 22 raste të reja

Shkon në 433 numri i të prekurve

COVID 19/ Rriten shifrat, 17 raste të reja në vend


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin