MENU
klinika

Çdo 72 orë luan një ekip

Ndeshje deri në 1 të natës, plani i La Liga-s

18.05.2020 - 16:32

Pas Bundesligës, një tjetër kampionat i madh në Europë që pritet të rifillojë është La Liga. Futbolli spanjoll përgatitet të rinisë pasi skuadrat kanë hyrë të hënën në fazën e dytë të stërvitjes, atë në grupe më të mëdha deri në 10 futbollistë.

La Liga ka përpiluar edhe planin e rillimit pas më shumë se dy muajsh ndërprerje. Një rinisje intensive nga 12 qershori, një datë e miratuar edhe nga Federata Spanjolle, ajo që pret La Liga, aq sa të gjitha skuadrat, duke nisur mesi i muajit qershor, do të zbrisnin në fushë me një distancë 72 orë njëra nga tjetra, duke mbuluar kështu të gjitha ditët e javës.

Pas vitesh keqkuptime dhe jo unitet mes Ligës dhe Federatës Spanjolle, ka ardhur një akord mes presidentit Rubiales dhe Tebas. Mes gjërave të tjera, në disa territore më të nxehta të Spanjës parashikohet të luhet edhe në orën 23:00, kështu që kampionati do të mbyllej brenda 29 korrikut, dhe sipas afateve të vëna nga UEFA.

Megjithatë, pas shum diskutimeve, është rënë dakord që të hënën, duke parë që është dita e parë e javës në punë e spanjollëve, të mos luhet asnjë ndeshje. Takimet do të nisin rishtaz nga marta në të diel dhe një skuadër do të zbresë në fushë çdo 3 ose 4 ditë.

Protokolli higjeno-sanitar është miratuar, ndërsa në Spanjë çdo javë e më shumë po rihapen aktivitetet, tashmë pritet vetëm vendimi i Qeverisë për miratimin e datës 12 qershor për ristartin e futbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN