MENU
klinika

Zvërneci pa pushues

Në plazhin e familjarëve s’ka nisur përgatitjet për sezonin

21.05.2020 - 14:03

Zvërneci është një prej plazheve më të frekuentuara në Vlorë. Por për shkak të masave të pandemisë. Operatorët turistikë dhe bizneset atje ende nuk i kanë nisur përgatitjet për sezonin turistik për të cilin mbeten të pasigurtë!

Në kohë normale duhet të ishte plot me pushues. Por për shkak të pandemisë, plazhi i Zvërnecit është bosh.

Rreth 15 km vijë bregdetare mbetet e pashfrytëzuar. Pamja e bregdetit të papastruar tregon paqartësinë e bizneseve për këtë sezon.

Ideja e plazhit popullor, ku zhezlone do vendosin vetëm hotelet nuk është mirëpritur.

Thonë se për shkak edhe të kufizimeve të tjera për shkak të pandemisë, rrezikojnë falimentin

“Karantina na la prapa, ngelëm në shtëpi. T’i vendosim me një largësi prej 4-5 metrash nga njëri-tjetri dhe nuk ka problem”.

Pritshmëritë për sezonin janë të ulta. Thonë se interesim për pushimet ka, por prenotime jo

“Më marrin nga Maqedonia dhe më thonë se çfarë do bëhet. Nuk e dimë akoma”.

Vlora ka hapur sezonin turistik, por turistët mungojnë në të gjithë vijën bregdetare.

Operatorët turistikë dhe bizneset ankohen për vështirësi të shumta, ndërsa pritshmëritë janë për një sezon të dobët, ndaj po luajnë edhe kartën e turizmit patriotik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rastet e dyshuara merren me mjet të posaçëm"

Trageti në Vlorë, pasagjerët: Nuk na kontrolloi askush!

Ç' ndodh me personat me temperaturë më të lartë se 37.5?

Bie numri i udhëtarëve nga Vlora drejt Italisë

Reagon drejtori i Kujdesit Shëndetësor

Tre të dyshuar me koronavirus në Vlorë


Gjirokastër/ Dyshohet se u rrah nga…

Dhunohet e bëhet për spital e moshuara

Ngjarjet e fundit kriminale, reagon ministri Lleshaj

“Nuk shembet Shqipëria, për një ngjarje, as për dy…”

Tepelenë/ Nuk dihet si do të procedohet më tej

Mësuesja dhe sekretarja e një gjimnazi pozitiv me COVID

Emri/ Çfarë deklaron për ngjarjen

Plagoset me thikë përmbaruesi privat në Sarandë