17.05.2020 - 12:49
INGREDIENTËT
- Vaj ulliri
- 2 patëllxhanë të prerë në rrathë
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 2 domate të qëruara dhe të prera në kubikë
- 10 domate qershi të prera në mes
- 3 degë trumze
- Borzilok
- 1 lugë kafe sheqer
- Kripë
- Piper
- 3-4 vezë
UDHËZIMET
- Vendosni patëllxhanët në një tavë të madhe të shtruar me letër pjekje.
- Hidhni kripë, piper dhe pak vaj ulliri.
- Futini të piqen në furrë në 200 gradë për 20 minuta.
- Ndërkohë në një tigan hidhni qepët të skuqen.
- Shtoni hudhrën dhe domatet qershi dhe lërini të gatuhen për 2-3 minuta duke i përzier vazhdimisht.
- Shtoni domatet e prera në kubikë, sheqerin,kripën, piperin, trumzën dhe borzilokun.
- Mbulojeni me kapak dhe lërini të gatuhen për rreth 15 minuta.
- Shtoni patëllxhanët e pjekur duke i përzier mirë.
- Më pas hidhni 2-3 vezë mes fergesës duke bërë pak vend dhe i lini në zjarr deri sa veza të jetë bërë.