MENU
klinika

Vetëm biçikleta&këmbësorë!

Parisi po provon rikthimin…

12.05.2020 - 19:05

       Champs-Élysees ishte mbushur me njerëz të hënën, por është gjithçka relative.

Bulevardi i famshëm shënoi ditën e më të populluar, prej muajit kur në gjithë Francën e jo vetëm, u bllokua gjithçka për 55 ditë, sipas rregullave më të rrepta të sigurisë në Evropë. Por është e vështirë të imagjinohet sesi rruga më e madhe e dyqaneve në Paris, nuk ka këmbë turisti.

Për herë të parë, që nga data 16 mars, francezët tanimë mund të dalin nga shtëpitë pa leje, por për nevojat jetike thelbësore, të tilla si: të bëjnë pazarin, të shkojnë në punë ose një orë stërvitje.

Parisi do ta shndërrojë rrugën më të madhe të qytetit, në autostradë vetëm për biçikleta, duke përjashtuar taksitë dhe autobusët. Është diskutuar për zgjerimin e korsive ekzistuese të biçikletave dhe krijimin e vendkalimeve të reja të këmbësorëve.