MENU
klinika

Politikan a "bojaxhi"?

Parizieni që e vesh botën… siç i do qejfi!

25.05.2020 - 16:05

       Ka gjithmonë, një mënyrë për të ndryshuar botën. Gjithmonë, ajo fshihet brenda nesh. Francezi Julien “Seth” Malland ose Globepainter, siç e quan veten, ka ndërmarrë misionin për ta mbuluar realitetin, me artin e tij, plot dinamikë dhe ngjyra. /Konica.al

Orgjinaliteti i artit të tij qëndron në përfshirjen e simboleve lokale dhe subjekteve që e rrethojnë. Mesazhi i pikturave është sa i gjallë, aq edhe politik, në të njëjtën kohë.

“Jam frymëzuar nga mjedisi ku po pikturoj. Mund të jetë një temë sociale, kulturore ose politike, apo vetëm forma e murit”, – tha Malland. Pyetjes se, sa kohë i duhet për të krijuar një pjesë, ai iu përgjigj: Mund të duhen disa orë, për një sipërfaqe të vogël, ndërsa për muret me shumë sipërfaqe – nga tri ditë, deri në një javë.

Artisti parizien, ka qenë aktiv që në vitet ’90-të. Malland ka botuar dy libra për udhëtimet dhe artin në rrugë. Libri i tij i fundit, titullohet “Extramuros”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN