MENU
klinika

Evropa do të duhet të zgjedhë

Pas koronavirusit, asgjë s’do të jetë njësoj mes BE-së dhe Kinës!

05.05.2020 - 15:08

Para se koronavirusi “të gjunjëzonte botën”, viti 2020 u parashikua të ishte një vit vendimtar për Bashkimin Evropian dhe Kinën.

Në një samit në shtator, të dy do të ndërmerrnin një hap të rëndësishëm për marrëdhëniet e tyre ekonomike dhe strategjike. Të paktën kështu ishte plani.

Përgjigja e Kinës ndaj Covid-19 iu ka lënë një shije të hidhur zyrtarëve evropianë.

Nga shtrëngimet drakoniane deri tek akuzat për përhapjen e dezinformatave në Evropë, kjo krizë na ka kujtuar sërish se më shumë bashkëpunim me Kinën nënkupton më shumë rrezik.

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të mbledhë krerët e BE dhe Presidentin e Kinës Xi Jinping në qytetin gjerman të Leipzig në 14 shtator.

Diplomatët gjermanë thonë se lokacioni u zgjodh për shkak të marrëdhënieve historike të ish-Gjermanisë Lindore me Kinën. Ata thonë se Merkel, kryesuese e presidencës së Këshillit të BE-së për herë të fundit në mandatin e saj, kishte investuar personalisht për suksesin e samitit.

 

Sidoqoftë, pandemia ka sjellë një lloj ndryshimi të mendimit evropian lidhur me Kinën. “Unë mendoj se koronavirusi I ka kujtuar shumë shteteve të BE-së, se sado që tërheqëse të duken paratë kineze, Kina është gjithashtu një rivale”, thotë Steven Blockmans, kreu i politikës së jashtme të BE-së në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane.

Blockmans i referohet një komunikate nga Komisioni i BE në mars 2019, në të cilën e përshkroi Kinën si “një rivale të vazhdueshme që promovon modele alternative të qeverisjes”. Në kontekstin e koronavirusit, ai model kinez i qeverisë ka të bëjë me zyrtarët e BE-së.

Muajin e kaluar, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm publikoi një raport lidhur me dezinformimin rreth Covid-19, duke thënë se “Burimet zyrtare dhe të mbështetura nga shteti nga qeveri të ndryshme, përfshirë Rusinë dhe Kinën, kanë ndryshuar narracionet “.

Disa ditë më parë, Politico Europe publikoi një artikull, ku akuzonte Kinën se po zhvillonte “një fushatë globale dezinformimi për të mos pranuar fajin për shpërthimin e pandemisë dhe për të përmirësuar imazhin e saj ndërkombëtar”.

Cilado qoftë e vërteta, është e qartë se shumë njerëz e zyrtarë në Bruksel janë shumë të shqetësuar për sjelljen e Kinës.

Gjatë fundjavës, Komisioneri i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, tha në një intervistë me Le Journal du Dimanche të Francës se Evropa kishte qenë “naive” në marrëdhëniet e saj me Kinën.

Pra, tani shumë pak besojnë se samiti i Leipzig do të jetë ashtu siç e imagjinoi Merkel.

Velina Tchakarova, drejtuese e institutit në Institutin Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë, parashikon që “veprimet e Kinës gjatë dhe pas Covid-19 do të rezultonin në mosmarrëveshje dhe përçarje të mëtejshme mes vendeve evropiane.”

Për këto arsye dhe disa të tjera, shumica besojnë se samiti i Leipzig do të lihet tërësisht “në hije” për shkak të koronavirusit.

“Do të na bëjë të rimendojmë, por në të njëjtën kohë ne nuk mund të largohemi nga Kina,” i tha një diplomat i BE-së CNN. “Të gjitha ekonomitë tona mbështeten tek zinxhirët e furnizimit nga atje.”

Një diplomat tjetër gjerman tha se “ndikimi i Kinës po rritet, por nuk është i njëanshëm. Natyrisht, edhe Kina ka nevojë edhe për Evropën”.

Për BE-në, bashkëpunimi me Kinën nuk ka të bëjë vetëm me paratë, thotë Blockmans, duke iu referuar përparësisë kryesore të politikës së jashtme të BE-së për balancimin e marrëdhënieve të saj me Kinën dhe SHBA, duke i dhënë BE-së më shumë autonomi në skenën botërore.

Nga njëra anë, BE-ja nuk do të zgjedhë midis dy superfuqive të mëdha, Kina dhe Amerika. Nga ana tjetër, situate e tanishme na tregon se Kina është një partner jo i besueshëm.

Herët a vonë, Evropa do të duhet t’i peshojë këto dy alternativa dhe të vendosë se sa vlen vërtet pavarësia diplomatike nga Amerika.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'mendon njeriu që formoi BE-në?

‘Mikrobi është kthyer në Evropë…’


Çfarë do të thotë miqësia e tij me Melonin

Analiza: Fiksimi i Elon Musk me Italinë!

Përjashtim bën vetëm armiku më i madh i Amerikës

Trump premton të shuajë të gjitha gjitha “vatrat” e konflikteve

Pse Ukraina mund të vërë në funksion bombën…

Evropa dhe Trump po e shtyjnë Zelensky-n drejt një vendimi historik

Shtyhet vendimi për “paratë e heshtura”

Trump po i shpëton burgut me fitoren në zgjedhje