30.05.2020 - 10:59
INGREDIENTËT
- 2 karrota
- 2 patate
- 5-6 lakra brukseli
- 1 kungull
- 1 kokërr finok
- 2 vezë
- 200 gr djathë parmixhano
- Kripë
- Piper
- Vaj ulliri
- 1 gotë qumësht
UDHËZIMET
- Lani e pastroni mirë perimet dhe vendosini të ziejnë për rreth 20 minuta.
- Në një enë hidhni vezët dhe rrihini duke shtuar pak nga pak qumështin dhe djathin.
- Shtojmë gjithashtu edhe perimet e ziera dhe i trazojmë vazhdimisht.
- U shtojmë sipas dëshirës kripë e piper për shije dhe i përziejmë mirë.
- Në një tavë me pak vaj ulliri shtroni masën e krijuar dhe nivelojeni.
- Sipër hidhni djathi e grirë dhe pak vaj dhe futeni në furrë të piqet.
- Lëreni të piqet në 200 gradë për rreth 30 minuta.