MENU
klinika

"Receta e mamit"

Për një pjatë të parezistueshme: gjoks pule me kërpudha dhe verë të bardhë

15.05.2020 - 15:59

INGREDIENTËT

  • 3 copa gjoks pule
  • Kripë
  • Piper i zi
  • 1/3 lugë miell
  • 2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjer
  • 4 lugë gjalpë
  • Kërpudha të prera në feta
  • 1/2 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1/4 filxhan verë e bardhë
  • 1/4 filxhan supë pule
  • 1 limon
  • 1/4 filxhan pana
  • Majdanoz për garniture

UDHËZIMET

  1. Vendosni miellin në një tas të cekët.
  2. Gjoksin e pulës ndajeni në mes dhe marinojeni meme kripë dhe piper, më pas zhyteni në miell.
  3. Në një tigan të madh në nxehtësi mesatare vini vajin dhe shtoni mishin e pulës.
  4. Gatuajeni mishin deri sa të marrë ngjyrë të artë, rreth 3 minuta në secilën anë.
  5. Hiqeni nga tigani dhe vendoseni në një pjatë.
  6. Ulni nxehtësinë e sobës dhe shtoni në tigan, qepë dhe kërpudha dhe gatuajini derisa të marrin pak ngjyrë, rreth 8 minuta.
  7. Shtoni në hudhër dhe gatuajeni për 1 minutë.
  8. Hidhni në tigan verën e bardhë, supën e pulës dhe lëngun e limonit.
  9. Shtoni kripë dhe piper, më pas lëreni të ziejë derisa të pakësohet dhe trashet.
  10. Kthejeni mishin e pulës në tigan dhe përzijeni mirë në salcën e përgatitur.
  11. Para servirjes hidhni pak majdanoz për garniturë.