MENU
klinika

Zbulojeni!

Përse na djersisin pëllëmbët kur bëhemi nervoz?

07.05.2020 - 15:38

Janë disa ndodhi të vogla me të cilat ndeshemi shpesh në jetën e përditshme, por nuk e dimë pse-në.

Për shembull a ju ka ndodhur edhe juve që pëllëmbët e duarve t’ju djersijnë kur një për arsye apo tjetër ndiheni nervoz?

E keni pyetur ndonjëherë veten përse ndodh kjo gjë?

Djersitja prej stresit ndodh për shkak të një ekzaltimi nervor. Trupi juaj çliron adrenalinën duke vënë në punë zemrën në mënyrë që të jetë e përgatitur për gjithçka që vjen më pas. Funksioni kryesor i djersitjes është të kontrollojë temperaturën e trupit kur trupi juaj “punon”.

Zonat e trupit që kanë përqendrimin më të lartë të gjëndrave të djersës janë thembrat e këmbëve dhe pëllëmbët e duarve.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN