11.05.2020 - 15:24
INGREDIENTËT
- 4 mini pite
- 150 gr mocarela
- 4 lugë pesto
- 85 gr proshutë e tymosur
UDHËZIMET
- Ndizni furrën dhe fusni pitet në skarë të ngrohen për një minutë.
- Mocarelën ndajeni në pjesë të holla dhe vendoseni sipër secilës pite.
- Nxirrini nga furra dhe lyejini me pak pesto pastaj vendosini sërish nga një fetë mocarela.
- Vendosni proshutën në majë dhe sipër hidhini piper të zi dhe pak mocarela.
- Futeni sërish në furrë për 3-4 minuta deri sa djathi të shkrihet.
- Kështu do të keni gati një vakt super të shijshëm.