Kim Jong Un është (me sa duket) gjallë dhe (me sa duket) mirë.
Diktatori i Koresë së Veriut u shfaq në një foto gjatë fundjavës, në të cilën ai shfaqet duke prerë shiritin në një fabrikë të re plehash jashtë Pyongyang.
Ky zhvillim ishte pak jo i këndshëm për CNN dhe shumë media të tjera në mbarë botën, si dhe disa agjenci inteligjence, të cilat kishin kaluar javët e fundit duke folur për shëndetin e Kim, ose mungesën e tij.
Sipas disa prej tyre, dhe burimeve të tyre, Kim kishte vdekur. Sipas gazetarëve, ai ishte “në rrezik të madh”, ndoshta si rezultat i një operacioni. Të tjerë thanë se ai ishte në gjendje kome.
Por, siç duket, jo.
Edhe pse është e vështirë të dish ndonjë gjë të sigurt në lidhje me Korenë e Veriut, fotografia tregon që raportimi për Kim gjatë javëve të fundit ishte keqinformim, disinformim dhe spekulime. Kjo duket se ka filluar me një uebfaqe të Koresë së Jugut.
Raportimi i parë erdhi nga faqja e internetit me qendër në Korenë e Jugut Daily NK, e cila monitoron lajmet, dhe thashethemet nga Koreja e Veriut. Aty shkruhej se Kim po shërohej nga një “operacion kardiovaskular”, i paspecifikuar, si rezultat i pirjes së duhanit, mbipeshes dhe lodhjes dhe se raportohej se ishte në gjendje të qëndrueshme.
Më pas shkroi se Kim nuk ishte parë në publik që nga 11 Prilli, dhe më e rëndësishmja, nuk ishte paraqitur në ceremoninë vjetore në 15 Prill për përvjetorin e ditëlindjes së Kim Il Sung, Diktatorit themelues të Koresë së Veriut, “presidentit të përjetshëm” dhe gjyshit të Kim.
Zyrtarët e Koresë së Jugut e kundërshtuan të gjithën këtë. Ata thanë se nuk kishin parë “asnjë aktivitet të pazakontë” në Pyongyang dhe kjo tregonte që gjithçka ishte në rregull me 36-vjeçarin Kim.
Sidoqoftë, thashethemet qarkulluan kudo nëpër botë. CNN, më 21 prill se Kim ishte në “rrezik të madh” pasi i ishte nënshtruar operacionit. Historia citoi disa burime pa emër: një zyrtar amerikan, një “burim i dytë i njohur me inteligjencën” dhe “një zyrtar tjetër amerikan”.
Kudo qarkulluan lajme. Së shpejti, një hashtag ishte trend në Twitter: #KIMJONGUNDEAD.
Nisi të flitej edhe në lidhje me pasardhësin e tij. Me sa duket, motra e tij më e vogël, Kim Yo Jong, mund ta zëvëndesonte atë, spekuloi Daily Beast. Pastaj, më 23 prill, presidenti amerikan tha se raportimi i CNN ishte “i pasaktë”. Por ai nuk tha pse. Disa ditë më vonë, Trump tha se e dinte çfarë po ndodhtte me shëndetin e Kim, por “Unë nuk mund të flas tani për këtë”.
Pyetjes iu dha përgjigje të shtunën kur Kim u shfaq i buzëqeshur.
Ekspertët në Korenë e Veriut arrijnë në disa përfundime pak kësaj:
- Mos ki besim, verifiko. Eshtë e vështirë të dihet edhe në kohërat më të mira se çfarë po ndodh brenda Koresë së Veriut, ndaj mediat duhet të kenë kujdes, tha Jean H. Lee, drejtor i programit të Koresë në Qendrën Wilson në Uashington dhe një ish-shef i zyrës së Pyongyang për Associated Press. Mediat eKoresë së Jugut nuk janë gjithmonë burimi më i besueshëm edhe në kushte normale, tha ai.
- Inteligjenca nuk ishte e gjitha aq inteligjente, sugjeron Jung H. Pak, një anëtar në Institutin Brookings në Uashington. “Duke pasur parasysh se sa i ndjeshëm do të ishte një informacion i tillë, do të ishte mire që shërbimet e inteligjencës perëndimore të mos zbulonin informacione të tilla”.
- Presidenti nuk ndihmoi. “Mënyra se si Trump paraqet informacionin nuk na ndihmon” tha Jenny Town, një bashkëpunëtor në Qendrën Stimson, një institucion mendimi në Uashington dhe zv.drejtor i 38 North.
Një shënim: Që nga 30 prilli, dy ditë para se Kim të rishfaqej në publik, Daily NK, burimi origjinal i thashethemeve për Kim, kishte bërë vlerësimin e gjendjes së tij nga sëmundja deri te vdekja. Faqja pranoi që ky ishte vetëm një thashethem, natyrisht.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al