MENU
klinika

‘Babai’ i vaksinës së Oksfordit: Është një garë kundër kohës...

Rastet e Infeksionit nga Covid po bien, por tani vaksina është në rrezik

27.05.2020 - 11:13

‘Babai’ i vaksinës së Oksfordit, shkencëtari Adrian Hill, po shpreson që koronavirusi të mos zhduket shpejt pasi në të kundërt vaksina çdo gjë do dështonte.

Hill shprehet se situate është paradoksale dhe nuk mbetet gjë tjetër veç të shpresojmë që koronavirusi do të mbetet aktiv për një kohë më gjatë. Ai thotë se “Shansi që vaksina kandidate të funksionojë ka rënë në 50%” pasi rezikohet të mos ketë vullnetarë për testimin e fazave të ardhshme”.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka blerë 300 milion doza për 1.2 miliardë dollarë.

“Është një garë kundër kohës, – shprehet Hill- dhe gjithashtu kundër rrezikut të zhdukjes së virusit. Ne jemi në një situatë të çuditshme, nga njëra anë duam të fitojmë luftën me koronavirusin dhe nga ana tjetër duam që të mos largohet”.

Deri më tani, vaksina e Oksfordit është testuar te një kampion prej një mijë të rritur të shëndetshëm midis 18 dhe 55 vjeç.

Sipas protokollit, faza e dytë dhe e tretë duhet të kryhet në një numër më të madh, duke zgjatur edhe moshën e mostrës, nga fëmijët te të moshuarit.

Aktualisht, vlerësohet se vetëm 0.25 përqind e popullsisë britanike është e infektuar, një përqindje që do të ulet nëse masat aktuale të bllokimit vazhdojnë të funksionojnë.

“Zhdukja e shpejtë e virusit në Mbretërinë e Bashkuar mund të hedh dyshime në aftësinë e ekipit të shkencëtarëve për të përmbushur afatin katër-mujor të premtuar për vaksinën. Nëse Covid-19 nuk do përhapet në komunitet, vullnetarët do të kenë të vështirë ‘për ta kapur’ atë, që do të thotë shkencëtarët ata nuk mund të vërtetojnë nëse vaksina me të vërtetë funskionon, bën ndryshime”– tha profesor Hill.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të mos e paguajmë arin me të vërtetën!"

“Shkenca në stres”, fake news në garë me rezultatet

“Ka një kurë”, kompania nga Kalifornia ngjall shpresa

“Kemi zbuluar një antitrup që bllokon 100% koronavirusin”

Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”