24.05.2020 - 11:32
Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta
Koha e gatimit: 1 orë e 5 minuta
INGREDIENTËT
4 patate rustike
½ gotë ujë i ngrohtë
2 lugë gjelle kripë
1 lugë gjelle vaj luledielli
UDHËZIMET
- Parangrohni furrën në 200 gradë.
- Patatet i lani mirë dhe i shponi me ndihmën e një piruni.
- Në një enë përzieni ujin me kripë. Lagni të gjitha patatet me këtë ujë.
- Me ndihmën e një furçeje lyeni secilën patate me vaj nga të gjitha anët.
- I radhisni njëra pas tjetrës në një tavë dhe i fusni në furrë të piqen për 10 minuta.
- Sipas dëshirës mund ta hapni në sipërfaqe pataten duke e prerë me thikë nga lartë.