28.05.2020 - 13:40
Receta per: 4 persona
Po vret mendjen për drekën? Ja tek e ke një super ide
INGREDIENTËT
- 2 kungulleshka të vogla
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 1 qepë
- 180 gramë oriz
- 500 ml ujë i ngrohtë
- 150 gr djathë i bardhë
- 70 gr djathë i grirë kaçkavall
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- piper i zi
UDHËZIMET
- Në një tigan skuqni gjalpin.
- Prisni më pas qepën në fije të holla dhe shtojeni tek gjalpi i shkrirë. Skuqeni derisa qepa të fillojë të marrë ngjyrë të artë.
- Shtoni orizin, lëngun e limonit, kripën dhe piperin duke i lënë për 3 minuta në zjarr mesatar. E përzieni herë pas here që të mos ngjisë.
- Shtoni ujin e ngrohtë tek orizi dhe lëreni të zihet në zjarr të ulët për të paktën 20 minuta.
- Kur uji të fillojë të nxjerrë bulëza, mbulojeni tiganin me një kapak hermetik dhe lëreni të vlojë për disa minuta.
- Uji duhet të avullojë i gjithi përpara se ta hiqni tiganin nga zjarri.
- Grini në feta të holla të dy kungulleshkat. Fijet të jenë sa më të holla.
- I shtoni tek orizi dhe i lini për 10 minuta të tjera në zjarr.
- Lëreni orizin të gatuhet derisa edhe kungujt të jenë zbutur.
- Më pas hiqeni tiganin nga zjarri dhe hidhni në të djathin e bardhë të thërrmuar në copëza të vogla, bashkë me djathin e grirë kaçkavall.
- Përziejeni atë me kujdes dhe vendosni sërish kapakun mbi tigan. Në këtë mënyrë djathi do të shkrijë me nxehtësinë e orizit.
- Pas 5 minutash e servirni rizoton nëpër pjata.