30.05.2020 - 08:54
INGREDIENTËT
- 400 gram spinaq
- 200 gram luleshtrydhe
- 100 gram djathë dhie
- 50 gram arra
- Për salcën:
- 20 ml uthull balsamike
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 1/2 fara susami të zi
- 1 1/2 mjaltë
- 1/2 lugë çaji me mustardë
- kripë, piper
UDHËZIMET
- Për përgatitjen e salcës mjafton të përzieni mirë të gjithë përbërësit në një tas.
- Ndërkohë në një enë të madhe copëtoni me dorë spinaqin e larë, shtoni arrat, luleshtrydhet e ndara përgjysmë dhe djathin.
- Në fund shtoni salcën. I përzieni mirë të gjitha bashkë dhe sallata është gati për t’u shijuar!