MENU
klinika

"Receta e mamit"

Sallatë e shijshme panxhari me kos dhe hudhra

28.05.2020 - 13:42

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 300 gram panxhar
  • 250ml kos
  • 4-5 thelpinj hudhër
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, Piper i zi
  • Majdanoz i freskët

UDHËZIMET

  1. Vendosni panxharët e qëruar për të zierë.
  2. Lërini në zjarr për 20-30 minuta dhe pasi të jenë zbutur mund t’i shponi me një thikë apo pirun.
  3. Mos harroni se pasi t’i keni hequr nga zjarri panxharët, t’i fusni menjëherë në një tas me ujë të ftohtë.
  4. Pasi të jenë ftohur pritini në feta jo shumë të trasha.
  5. Përgatisni salcën me kos dhe hudhra duke shtypur thelpinjtë dhe duke i përzierë me kosin, kripën, piperin dhe majdanozin.
  6. Këtë salcë hidhjani sipër panxharëve të zierë e të prerë në feta.
  7. I përzieni mirë dhe sallata është për t’u shijuar. Nëse e doni më të ftohtë mund ta ruani në frigorifer për disa minuta.