18.05.2020 - 16:07
INGREDIENTËT
- 200 ml lëng frutash sipas dëshirës
- 150 gr sheqer
- Xhelatinë
UDHËZIMET
- Merrni lëngun e frutave dhe vendoseni të ziejë bashkë me sheqerin.
- Vendosni xhelatinën në ujë të vakët.
- Më pas shtrydheni xhelatinën, shtojeni tek përzierja me lëng frutash e sheqer dhe fikni zjarrin.
- Përziejeni mirë përbërjen dhe hidheni më pas në formë drejtkëndëshe dhe lëreni në frigorifer për 2 orë.
- Sapo përbërja të jetë forcuar, priteni në kube dhe kalojini karamelet në sheqer.
- Shërbejini kur të doni!