MENU
klinika

"Kadastra nuk është më gjykatë. Zhduket kontakti..."

Sistemi i ri online për hipotekat, Artan Lame tregon çfarë do ndryshojë

14.05.2020 - 17:41

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame ka folur sot për risitë që vijnë me sistemin e ri online për hipotekat në një videokonferencë me kryeministrin Edi Rama dhe drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj.

Lame tha se kontakti nëpunës qytetar zhduket plotësisht dhe se koha e shërbimit ulet. Po kështu ndryshon dhe roli i kadastrës nga gjykatë në një magazinë që regjistron atë që është e saktë.

“Më vjen keq ndonjëherë ore në kaq vite çfarë kanë bërë. Kadastra ka trashëguar 15 mln dokumente që do t’i hedhim në sistem. Ajo që duhet të bëjmë tani është vijimi që ky sistem të përfshijë dhe 12 mln pasuri që nuk janë në sistem dhe dokumentet pasues.

Kontakti nëpunës qytetar zhduket tërësisht. Askush nga punonjësit tanë nuk është i justifikuar që e thirra se nuk kuptoja një gjë. koha e shërbimit ulet. siguria e informacionit është shumë e rëndësishme sepse ka qenë varri i mijëra pronësive në vitet e kaluara. Parimi im është kadastra nuk është gjykatë por magazinë që regjistron atë që vjen e saktë. Me këtë sistem kadastra nuk ka të drejtë të thotë se e kujt është kjo pronë. Me këtë sistem mbyllet dhe kjo anë e trishtë. Ke një letër ku ke aplikuar dhe ke një datë. përgjigjen e ke marrë. Ruajtja e privatësisë është totale.
Ne kur filluam të shpluhurosim sistemin gjetëm që sistemi kishte 1600-1700 përdorues të panoteruar. Nga momenti që kur sistemi u vu nën kontroll çdo veprim që bëhet në sistem dihet kur ka hyrë dhe kush ka hyrë. Me këtë sistem certifikata nuk ka kopje unike, është në sistem dhe çdo bashkëpronar klikon dhe e merr. Vula e njomë nuk ekziston më, e gjithë kjo është në trurin e sistemit që e bëjnë të panevojshme vulën fizike. Shtohet rreziku nga hakerat që është detyrë e jona të ngremë blloqet e sistemit. Po heqim dorë nga letrat”, deklaroi Lame.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN