MENU
klinika

Takimi në Elbasan

Artan Lame: S’ka më piramida me pronat!

09.10.2019 - 17:12

Kreu i Kadastrës Artan Lame ka folur nga Elbasani për atë që po ndodh me lëvizjet në Kadastrat në rrethe.

Duke iu referuar konkretisht rastit të Vlorës dhe ndryshimeve të drejtorëve, Lame bëri fajtorë vlonjatët, që sipas tij, janë më të padurueshëm se të tjerët. Madje nuk ka munguar dhe një batutë e tij.

Ai ka paralajmëruar se ashtu siç ndodhi me Vlorën do të ndodhë edhe në bashkitë e tjera.

“Probleme si në Kadastrën e Vlorës do të dëgjoni edhe në qytete të tjera. I vetmi ndryshim në Vlorë është se nuk gjen një njeri me emrin ‘Durim’. Në Vlore njerëzit janë më të padurueshëm se të tjerët.

kolana e librave

Kanë rënë piramidat e vjetra të ndërhyrjeve dhe të pushtetit dhe nuk ka asnjë që të mbrojë paligjshmërinë. Do të dëgjoni shumë shpejt problematika në Sarandë, Shkodër, Lezhë.

Probleme si ky i Vlorës do të dëgjonin në shumë qytete të tjera. Ndoshta për fat të keq, që sot jemi në Elbasan për të mbyllë legalizimet, do dëgjoni probleme si ky i Vlorës edhe në Elbasan. Po dëgjoni në Durrës, do dëgjoni në Shkodër, për fat të keq do të dëgjoni edhe në Sarandë.

I vetmi ndryshim i Vlorës me qytete e tjera, është që ajo që sic thotë kryeministri Rama që nuk gjen në Vlorë njeri që quhet “Durim”. Janë më të padurueshëm se të tjerët, probleme të tilla do të dëgjoni ngado për një arsye shumë të thjeshtë: kanë rënë piramidat e vjetra të ndërhyrje dhe të pushtetit dhe tashmë nuk ka askush që të mbrojë paligjshmëritë dhe gjërat e bëra keq në njëzet e ca vjet. Kjo është e gjitha nuk asnjë arsye tjetër. Do të dëgjoni shumë shpejt problematika të tilla në të gjithë Shqipërinë”-tha Lame.