A do ta rrisë distancën mes të qenit dhe të shfaqurit, përdorimi i maskave, ashtu siç teorizonte dikur Luigji Pirandelo?
Emergjenca Koronavirus po na detyron të përdorim maska për të mbrojtur si veten, ashtu edhe ata që ndodhen rreth nesh. Simbolika e maskave na rikthen pas në kohë, kur Luigji Pirandelo teorizonte një njerëzim që mbante maskë, megjithëse metaforike. Pirandelo nuk i referohej diçkaje që mbulonte thjesht hundën dhe gojën, por fliste për maska në një sens “teatror”./Konica.al
Dallimi midis të qenit dhe të shfaqurit
Për Luigji Pirandelon, maskat përfaqësonin ndrydhjen e unit në identitete të shumëfishta dhe një përshtatje e individit në bazë të kontekstit dhe gjendjes sociale në të cilën ai gjendej. Pirandelo bënte dallimin midis qenies dhe paraqitjes së çdonjërit. Autori fliste për “përshkrimin e botës”: njerëzimi jetonte në një fazë të përjetshme, e detyruar të sillej në një mënyrë të caktuar. Kjo sipas autorit të “Një, askush dhe njëqind mijë” një skizofreni midis qenies dhe shfaqjes.
100 vjet pas këtyre fjalimeve, sot ne jemi të detyruar të mbajmë medoemos maska në fytyrë. Përtej çështjes higjienike, kjo emergjencë na ka vënë para temës së maskimit, të shfaqjes pjesërisht jashtë shtëpisë ose në çdo rast, ndryshe nga sa jemi në të vërtetë. Për shembull, gjatë diplomimit realizuar përmes videokonferencave në Skype ose gjatë punës në smart working, ngrihet një lloj maskimi. Një pjesë e trupit ose fytyrës së ekspozuar përmes kamerës video të një tableti ose kompjuteri është e vlerësuar dhe e kuruar, ndërsa pjesa tjetër që nuk është e dukshme nga jashtë, shpesh lihet e pa kuruar, lihet në një veshje shtëpiake. E gjithë kjo, na kujton temën e trillimit pirandelian./Konica.al
Pirandelo dhe maska
Kur jemi jashtë, veshja e maskës, përveç që është një formë sigurie dhe mburoje, na lejon të fshihemi pas kësaj copë pëlhure. 100 vjet më parë, Pirandelo i referohej një njerëzimi, që, me dashje apo pa dashje, duhej të shfaqej ndryshe nga sa ishte në të vërtetë, duke luajtur një rol në skenën botërore. Ne, pas një harku kohor njëshekullor, jemi të detyruar të veshim maska për të mbijetuar. Përdormi i maskave në shoqërinë e sotme do të rrisë distancën midis të qenit dhe të shfaqurit tashmë e rrënjosur thellë, siç thoshte Pirandelo, në shpirtin njerëzor. Shpresoj që pandemia të zhduket së shpejti dhe ne të mund të kthehemi dhe të takohemi në publik pa maska. Kjo do t’i lejonte njeriut të rifitonte normalitetin dhe natyrshmërinë e tij. Përdorimi i zgjatur i maskave mund të ndryshojë perceptimin tonë për identitetin.
Njerëzim “i demaskuar”
Jo vetëm maska, trillime dhe pamje. Ana tjetër e medaljes konsiston në faktin, se sot njerëzimi, me këtë emergjencë koronavirus, u ndodh në njëfarë kuptimi i lakuriqtë. Pandemia “demaskoi” si brishtësinë tonë, ekzistencën tonë delikate dhe jo të paprekshme, ashtu edhe frikërat tona, duke na bërë të kuptojmë se çfarë është e rëndësishme në jetë dhe çfarë është dytësore. /Konica.al