MENU
klinika

“Qyteti po rritet”

Sonte “live” nga teatri ODA

28.05.2020 - 11:48

       Sonte në kuadër të kalendarit të përbashkët të teatrove të Kosovës, në orën 21:00, Teatri ODA shfaq “Qyteti po rritet” në formatin online/livestream në faqen zyrtare të Teatrit ODA në Facebook (@teatrioda).

“Qyteti po rritet”, produksion i Teatrit ODA, është një shfaqje që rrëfen ngjarjen e një vajze, të cilës, i ka ndodhur një aksident.

Ngjarja shpaloset prej një letre që babai i vajzës e ka vendosur në kutinë e ankesave. Babai i vendosur të kërkojë drejtësi për vajzën e tij, ballafaqohet me shumë zyra zyrtarësh e me mjekë. Një pastrues komune, të cilit, i thonë se sheh ëndrra me sy hapur, kishte dërguar letrën në media. Ngjarja e vajzës bëhet super-ngjarje në media.

Teksti është shkruar nga Jeton Neziraj, me regji të Florent Mehmeti, luajnë Ilire Vinca, Arben I. Kastrati, Luan Jaha, Adrian Morina dhe Naser Rafuna, skenografia nga Petrit Bakalli, ndërkaq muzika nga Ilir Bajri.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit