26.05.2020 - 14:04
Receta per:4 persona
INGREDIENTËT
- 1 avokado (pak të butë)
- 2 gota kos
- 1 kastravec të qëruar
- ½ lëng limoni
- 2 gjethe mente
- 1 lugë kafe kripë
UDHËZIMET
- Në një tas të madh kombinoni kosin, avokadon e prerë në copa të vogla dhe kastravecin. I shtypni mirë me ndihmën e një rrahësi elektrik.
- Tani shtoni menten, lëngun e limonit dhe kripën. I trazoni përsëri.
- E shërbeni në pjatë dhe shijojeni!