27.05.2020 - 17:20
INGREDIENTËT
- 400 gr brokoli
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 presh mesatar (përdorni vetëm pjesën e bardhë)
- 2 karrota
- 1 patate mesatare
- 700 ml lëng i nxehtë pule ose perimesh
- Kripë
- Majdanoz
- Piper
- 1 lugë gjelle miell
- 200 ml qumësht
UDHËZIMET
- Si fillim pastroni të gjitha perimet me ujë të rrjedhshëm.
- Preshin grijeni hollë, patatet dhe karrotat pritini në kubikë të vegjël ndërsa brokolin ndajeni në degëza të vogla.
- Në një tenxhere hidhni një lugë gjelle vaj ulliri dhe vendoseni në zjarr.
- Më pas shtoni preshin e grirë dhe e lini për 2-3 minuta derisa të zbutet pak.
- Shtoni karrotat dhe patatet e prera në kubikë dhe vazhdoni t’i perzjeni.
- Shtoni lëngun e nxehtë të pulës ose perimeve dhe lërini të zjejnë bashkë për rreth 30 minuta.
- Për të përfituar maksimalisht nga vlerat e brokolit shtoni degëzat e tij 6 minutat e fundit që të ziejnë bashkë me përbërësit e tjerë të supës.
- Në fund, vendosni një tigan në zjarr, kaurdisni miellin me pak gjalpë.
- Sapo mielli nis të zverdhet shtoni qumështin dhe përziejeni mirë dhe pa ndërprerje në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.
- Masën e krijuar me qumësht hidhjani supës dhe lërini në zjarr të marrin një valë për 4-5 minuta duke i përzjerë vazhdimisht.
- Hiqeni nga zjarri dhe sipas preferencës mund ta fusni në mikser derisa të jetë përftuar një masë kremoze e supës.
- Supën e provoni me kripë dhe piper.
- Dhe nëse preferoni, kur ta servirni, supës mund t’i hidhni pak djathë kaçkavall të grirë apo karrota të vogla të grira, të freskëta, por edhe të ziera sipas preferencës.