20.05.2020 - 17:00
INGREDIENTËT
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1 qepë mesatare , të prerë imët
- 4 speca të gjatë jeshilë , të prera në copa
- 1 spec djegës
- 1 thelpi hudhër
- 2 domate të mëdha, të qëruara nga lëkura dhe të prera në kubikë ose të grira në rende
- Kripë
- Piper
- 4 vezë
- Majdanoz
UDHËZIMET
- Bashkoni vajin dhe gjalpin në një tigan dhe vendoseni në zjarr mesatar .
- Shtoni qepën të skuqet deri sa të zbutet, më pas shtoni specat , hudhrën e prerë dhe vazhdoni perzijeni në zjarr sa të zbuten specat.
- Shtoni domatet dhe vazhdoni gatimin rreth 15 min derisa salca të trashet .
- Hidhini kripë e piper dhe shtoni vezët .
- Më një pirun trazoni pak të verdhën e vezës dhe gatuajini për pak, jo që të mpiksen vezët shumë.
- Hidhini disa gjethe majdanoz dhe e keni gatigati bukën ta ngjyeni me çap