05.05.2020 - 14:26
INGREDIENTËT
- 500 gr makarona
- 2 lugë gjelle vaj
- 1 qepë e vogël
- 350 gr fileto pule
- 300 gr kërpudha
- Kripë dhe piper i zi
- Majdanoz
- 250 gr mozzarella
- Beshameli:
- 50 gr gjalpë
- 50 gr miell
- 500 ml qumësht
- Kripë dhe arrëmoskat
- 2 lugë gjelle parmigiano i grirë
UDHËZIMET
- Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar. Shtojmë në të pak kripë, 1 lugë gjelle vaj dhe makaronat. I ziejmë ato 3 minuta më pak se koha e shkruar në etiketë.
- Ndërkohë në një tigan përgatisim beshamelin.
- Kaurdisim së bashku 50 gr gjalpë dhe 50 gr miell, shtojmë 500 ml qumësht dhe e lëmë të ziejë duke e trazuar vazhdimisht. E largojmë dhe shtojmë kripë dhe arrëmoskat.
- Në një tigan të thellë vendosim 2 lugë gjelle vaj, qepën të grirë imët të cilën e kaurdisim derisa të bëhet transparente.
- Shtojmë fileton e pulës të prerë në kubikë të vegjël, i kaurdisim së bashku derisa mishi të zbardhet dhe të ketë përthithur lëngun e tij.
- Shtojmë kërpudhat dhe i përziejmë ato sa të skuqen pak. Shtojmë kripë, piper të zi, majdanoz dhe beshamelin.
- Vazhdojmë përzierjen për 5 minuta. Kullojmë makaronat, i shtojmë në tigan dhe i përziejmë sërish të gjithë përbërësit.
- Lyejmë tavën me pak gjalpë dhe shtojmë në të ½ e përzierjes me makarona.
- Shpërndajmë në të 1 topth mozzarella në kubikë të vegjël. Shtojmë pjesën e mbetur të makaronave dhe përsëri shpërndajmë një topth tjetër mozzarella në kubikë.
- Pudrosim sipër me parmigiano të grirë dhe e vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 200 gradë, për 20-25 minuta. Ju bëftë mirë!