MENU
klinika

"Receta e mamit"

Tortelini me kërpudha dhe pana

19.05.2020 - 16:51

INGREDIENTËT

  • 250 gr tortellini me proshutë
  • 150 gr kërpudha
  • 125 ml pana
  • Gjalpë
  • Parmixhano
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper

UDHËZIMET

  1. Si fillim lajmë dhe presim kërpudhat.
  2. Në tigan hedhim pak gjalpë dhe vaj ulliri dhe shtojmë kërpudhat.
  3. Sa kërpudhat të skuqen pak shtojmë panën.
  4. U hedhim pak kripë e piper dhe i lemë të ziejnë deri sa masa të trashet.
  5. Gjatë kësaj kohe vemë tortelinit të ziejnë në ujë të valuar.
  6. I lemë të ziejnë për 4-5 minuta.
  7. Më pas i kullojmë dhe i shtojmë tek salca e kërpudhave.
  8. Nëse janë shumë të thata shtojmë dhe një gotë lëng nga makaronat.