MENU
klinika

UEFA sqaron situatën

Verdiktet në fushë apo jo, ekipet do luajnë në Europë

17.05.2020 - 16:09

Në mbledhjen e fundit mes FSHF dhe klubeve, institucioni i futbollit shqiptar bindi drejtuesit e tyre me presionin që bënte UEFA për pjesëmarrjen në kupat europiane, nëse nuk mbaronin sezonin në fushën e lojës. Por UEFA ka sqaruar se nuk do të ketë asnjë ndryshim për mënyrën e kualifikimit të skuadrave, përfundon apo jo sezoni në fushë.

Presidenti Ceferin deklaron se ata që nuk do ta mbyllin sezonin është zgjedhja e tyre, por ata përsëri do të duhet të luajnë ndeshjet kualifikuese nëse duan të marrin pjesë në kompeticionet europiane të UEFA-s.

Sqarimi i UEFA-s erdhi ditën e sotme pasi fjalët e tij u keqkuptuan në një intervistë për “beIN Sports” dhe u tha se skuadrat e kampionateve të përfunduara pa i luajtur të gjitha ndeshjet do të vendoseshin në raunde paraprake për kompeticionet europiane.

“UEFA dëshiron të qartësojë se presidenti Ceferin tha që klubet nga kampionatet e braktisura për këtë sezon do të duhet të luajnë si gjithmonë raundet kualifikuese për sezonin e ardhshëm, sipas renditjes aktuale. Ai nuk përmendi ndonjë ndryshim në lidhje me listën e pranimeve të kompeticioneve të UEFA-s për klubet,” – shkruan UEFA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i UEFA-s: Nuk ndikojmë dot te qeveritë

Ceferin: 80% e ligave do ta përfundojnë sezonin