MENU
klinika

Në aspektin ekonomik dhe jo vetëm...

As koronavirusi nuk e ndalon Kinën të arrijë qëllimet e veta!

01.06.2020 - 15:11

Media shtetërore kineze të dielën publikoi një fjalim nga Presidenti Xi Jinping në të cilin ai tha se Kina “në thelb ka arritur qëllimin e ngritjes së një shoqërie gjithëpërfshirëse”, duke sugjeruar se Pekini mund të shpallë fitoren këtë vit në arritjen e një prej synimet e saj më të rëndësishme pavarësisht ndikimit ekonomik të koronavirusit.

Publikimi në kohë i fjalimit, i bërë pas dyerve të mbyllura në prill të vitit të kaluar, sinjalizoi se qeveria po i jep vetes fleksibilitet për të arritur qëllimet e saj pas pandemisë.

Dyfishimi i madhësisë së produktit të brendshëm bruto (PBB) në dekadën deri në vitin 2020 shihet si një komponent kryesor i ‘shtysës” së qeverisë kineze për të ndërtuar një “shoqëri të mirëqenies”, që është një moment historik për kombin.

Arritja e qëllimit kërkon rritje minimale prej 5.6 përqind këtë vit, por tani e gjitha kjo duket shumë e mundshme.

Qeveria e Kinës hoqi dorë nga një objektiv i rritjes së PBB-së për vitin 2020 në Kongresin Kombëtar Popullor muajin e kaluar për herë të parë që nga 2002.

Fjalimi i Xi, argumentoi se “gjendja aktuale e jetesës së njerëzve dhe ndjenja e tyre e fitimeve reale” janë po aq jetike për të matur shoqërinë e mirëqenien sa edhe shifrat e statistikat.

kolana e librave

Xi gjithashtu tha se qëllimi i dyfishimit të PBB-së në vitin 2020 nuk do të thotë që çdo krahinë ose qytet duhej të dyfishonte prodhimin e saj ekonomik.

Qeveria ka premtuar një paketë stimuluese prej gati 3.6 trilion juan (506 miliardë dollarë amerikanë), si dhe 4 trilion juanë ulje të kostove, për të ndihmuar në ‘ringjalljen’ e ekonomisë.

Chinese President Xi Jinping speaking during the closing session of the National People's Congress. Photo: AFP

Në fjalim, Xi tha se çelësi për ndërtimin e një shoqërie të mbarë është të “rregulloni lidhjet e dobëta”, të cilat ai i identifikoi si njerëz në varfëri ekstreme, rajone të varfëra, shëndet ekologjik, shërbim publik dhe infrastrukturë.

Yang Weimin, zv / drejtori i komitetit për çështje ekonomike nën Konferencën Konsultative Politike të Popullit Kinez, tha të hënën se objektivi është arritur, pasi rritja e mundshme nga 1 përqind në 3 përqind këtë vit do të nënkuptonte se PBB-ja në vitin 2020 do të ishte 1.95 herë më e lartë se në vitin 2010.

“Fokusi i politikave makro është mbrojtja e subjekteve të tregut,” tha Yang.

Përkthyer dhe përshtatur nga South China Morning Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CNBC/ Ekspertët: Planifikoni tani para se...

“Kina është ende Kinë, ekonomia ende ekonomi”

Më shumë falimentime se vrasje...

“Nuk është krizë shëndetësore, por ekonomike”