Biblioteka Kombëtare në Austri, do të fusë në karantinë librat. Kjo masë, erdhi në mbrojtje të lexuesit nga infeksionet e koronavirusit, nëse kemi parasysh që ajo zotëron koleksionin më të madh të librave në vend.
Pasi institucioni të rihapet të hënën, në ish-pallatin perandorak në Vjenë, të gjithë librat e kthyer nga lexuesit, do të mbahen në një dhomë të veçantë, për të paktën 24 orë, sipas agjencisë ANSA.
“Koha është një dezinfektues i shkëlqyeshëm për librat dhe kimikatet, i ruajnë për mrekulli”, – theksohej në njoftimin nga zyra e shtypit pranë bibliotekës.
Të dhënat në internet, do të përditësohen në mënyrë që përdoruesit, të shohin nëse librat që ata dëshirojnë, janë nëpër rafte apo në karantinë.