MENU
klinika

La Liga, Java 31

Barça vuan sërish, e shpëton Rakitic

23.06.2020 - 22:59

Barcelona ka vuajtur sërish, kësaj here ndaj Athletic Bilbao në “Camp Nou”, por ato që kanë vlerë janë pikët dhe në fund vendasit fituan 1-0, me një gol të Rakitic. Tri pikë me vlerë, pasi katalanasit marrin kreun, me Real Madrid që ka një ndeshje më pak.

Barcelona ka kaluar në avantazh kundër Athletic Bilbao-s në minutën e 71-të. Autori i golit ka qenë Ivan Rakitic, i cili ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë asistin e mrekullueshëm të marrë nga Leo Messi. Argjentinasi u mundua shumë, por goli i 700-të i tij në karrierë ende nuk po vjen.

Vijon paraqitja negative e Griezmann, i cili u zëvendësua dhe nuk u prit mirë nga francezi, që nuk del në vendin e caktuar por te porta e kundërshtarit. Nesër do të jetë radha e Real Madrid në shtëpi ndaj Mallorca-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN