MENU
klinika

Sezoni kërkohet të mbyllet në parket

Basketbolli miraton datat, Qeveria e mban “bllokuar”

05.06.2020 - 10:38

Basketbolli shqiptar nuk ka marrë ende dritën jeshile për të rifilluar ashtu si futbolli. Komiteti teknik i ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë nuk lejojnë aktivitetet sportive në salla të mbyllura, por vetëm stërvitje nën masa higjenike.

Ndonëse ekipet janë gati për të rifilluar, një gjë e tillë do të ndodhë vetëm me urdhër nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë, Komiteti Drejtues i Federatës Shqiptare të Basketbollit është mbledhur për të diskutuar për mënyrën se si do të përfundojë sezoni 2019-2020 i ndërprerë që në mars për shkak të koronavirus.

Basketbolli shqiptar kërkon ta mbyllë në parket. Për këtë qëllim u vendos shtyrja e afateve të përfundimit të kampionateve kombëtare, deri në një urdhër zyrtar nga qeveria për rillimin e tyre”.

FSHB konfirmon se ka bërë një planikim për rinisjen e sezonit, duke përdorur formulën me sistem grumbullimi. Kështu, Kategoria e Parë për femra do të luhet me “final four” më datat 13-14 qershor në Vlorë. Superliga meshkuj, do të zhvillohet me sistem grumbullimi në “Feti Borova (Tiranë).

Ndeshjet do të luhen më datat 21, 23, 25, 26, 28, 30 qershor, si dhe më 2 korrik 2020, sipas kalendarit ekzistues. Ndërsa “final four” do të zhvillohet më 9-10 korrik. Ndeshjet e kampionateve të tjerë, duke nisur nga Kategoria e Parë meshkuj e më poshtë: U-20 djem, U-18 djem e vajza si dhe U-16 djem e vajza, do të rinisin pas datës 20 qershor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN