MENU
klinika

Bundesliga, java 31

Bayern Munchen nuk fal, 13 fitore radhazi

13.06.2020 - 19:29

Ka vuajtur më shumë se në ndeshjet e tjera, por Bayern Munchen sërish nuk fal dhe tashmë thuajse është shpallur kampion. Bavarezët fituan në shtëpi 2-1 ndaj Monchegladbach, duke mbajtur distancën në 7 pikë nga vendi i dytë, kur mbeten edhe 3 javë në Bundesligë.

Bayern zhbllokoi ndeshjen në minutën e 26-të. Goli është realizuar nga 19-vjeçari Zirkzee, i cili ka realizuar me portën e boshatisur pas “asistit” të marrë nga portieri kundërshtar. Dhjetë minuta para këtij momenti, Borussia ka parë t’i anulohet një gol për pozicion jashtë loje nga VAR.

Ka zgjatur vetëm 9 minuta festa e Bayern Munich. Edhe goli i dytë i kësaj sfide ka ardhur nga një tjetër gabim. Pavard në minutën e 37-të shënoi në portën e tij. Kampioni i botës ka qenë i pafat me ndërhyrjen e tij, duke e devijuar topin në portën e Neuer.

Në mungesë të Lewandowskit si pasojë e pezullimit nga kartonët e verdhë, Bayern e ka pasur të vështirë gjatë gjithë pjesës së dytë. Megjithatë, Pavard shlyen gabimin dhe jep një asist në 86’ për Goretzka, që nuk fal dhe 2-1. Në minutat e fundit vendasit thjesht menaxhojnë avantazhin.

Ishte fitorja e 13-të radhazi për bavarezët, ndërsa nuk humbin prej 18 ndeshjesh, më saktë prej 11 janarit 2020. Janë 17 fitore dhe 1 barazim në të gjitha kompeticionet, me një mesatare prej 3 golash për ndeshje. Shifra vërtet mbresëlënëse! Por ende nuk ka fituar asnjë trofe…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola