MENU
klinika

Hong Kongu dhe COVID-19

BE më në fund po “i bën presion” Kinës!

23.06.2020 - 13:26

Zyrtarët e lartë të BE folën me një ton të ashpër gjatë bisedimeve të hënën, duke i “bërë presion”  Kinës për marrëdhëniet e saj tregtare dhe paralajmërimin e “pasojave shumë negative” nëse vazhdon me ligjin e diskutueshëm të sigurisë për Hong Kongun.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjithashtu akuzuan Kinën se po udhëheq një fushatë dezinformimi lidhur me epideminë e koronavirusit.

Shefat e BE folën në një konferencë për shtyp, pas samitit Kinë-BE, të mbajtur të hënën me Kryeministrin kinez Li Keqiang dhe Presidentin Xi Jinping.

EU, China summit to cool tensions over coronavirus, Hong Kong ...

‘Një marrëdhënie e pabalancuar’

“Ne vazhdojmë të kemi një marrëdhënie të pabalancuar tregtare dhe investimesh”, tha von der Leyen, duke shtuar se ishte e nevojshme më shumë ambicie nga pala kineze për të përfunduar negociatat për një marrëveshje investimi.

Michel gjithashtu bëri thirrje për një rregullim të marrëdhënies tregtare, duke thënë: “Ne e sqaruam që duhet të zgjidhim problemet konkrete”.

Bisedimet për hyrjen afatgjatë të tregut për investime filluan së pari në vitin 2014. Si pjesë e marrëveshjes së investimeve, BE dëshiron që Kina të hap tregun për investitorët e huaj, të sigurojë transparencë më të madhe dhe të ofrojë kushte të drejta për kompanitë evropiane.

Diskutimet, megjithatë, kanë “ngecur”.

Një marrëveshje mund të jetë ende e mundur këtë vit nëse Kina bën lëshime, tha Michel. Ai bëri thirrje për bisedime të intensifikuara në muajt e ardhshëm.

EU-China summit opens amid tensions over trade, coronavirus and ...

Kina kundërshton BE-në për Hong-Kongun

Për Hong Kong, Michel tha: “Ne shprehëm shqetësimet tona të mëdha në lidhje me ligjin e propozuar të sigurisë kombëtare për Hong Kongun”.

“Ne i bëmë thirrje Kinës të mbajë premtimet që i ka dhënë njerëzve të Hong-Kongut dhe bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me shkallën e lartë të autonomisë dhe lirive të garantuara të Hong Kongut.”

Të martën, Kina këmbënguli që ligji i sigurisë kombëtare ishte një “çështje e brendshme”.

“Ne kundërshtojmë çdo ndërhyrje të huaj në këtë çështje,” tha Wang Lutong, drejtori i përgjithshëm i Çështjeve Evropiane në Ministrinë e Jashtme të Kinës, duke shtuar se Pekini e kishte bërë të qartë qëndrimin e tij në samit.

Në lidhje me koronavirusin, Von der Leyen të hënën tha: “Ne kemi parë sulme kibernetike në sisteme, në spitale, dhe e dimë origjinën e sulmeve në internet”.

Mesazhi i ashpër për Kinën vjen pasi BE mbrojti vendimin e saj për të mos pranuar censurimin kinez të një letre të shkruar nga ambasadorët e BE-së, përpara botimit të saj në mediat kineze.

Bashkëpunimi tejkalon konkurrencën, thotë Kina

Asnjë zyrtar kinez nuk mori pjesë në konferencën për shtyp.

Li tha se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian tejkalon konkurrencën,. Kinezët janë të gatshëm të rrisin bashkëpunimin me bllokun mbi vaksinat COVID-19 dhe zhvillimin e trajtimit për të luftuar kundër pandemisë së virusit, tha Li.

Përkthyer dhe përshtatur nga Deutche Welle/ Konica.al