MENU
klinika

A do të jetë ndonjë bashkëpunim?

Bëhuni gati! Getoari paralajmëron hitin e verës 2020

25.06.2020 - 11:28

Pas 8 muajsh që nga kënga e fundit me Shaolin Gang, Getoar Selimi ka paralajmëruar hitin e verës 2020, që pritet të publikohet së shpejti.

Reperi i njohur ka publikuar një foto në Instagram, ku ka pozuar gjatë perëndimit, por thotë se pamja nuk ka lidhje me klipin e këngës së tij. Megjithatë një gjë është e sigurt, që kënga do jetë një prej më të mirave, siç paralajmëron reperi.

“Njona prej kangëve më të mira që kemi po vjen … (foto s’ka lidhje me spotin)”, shprehet ai.

 

View this post on Instagram

 

Njona prej kangeve me te mira qe kemi po vjen … (foto ska lidhje me spotin)

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Postimi ka marrë një lumë komentesh nga pjesëtarë të grupit Babastars, dhe mes tyre dalluam atë të reperit Majk.

Ndërsa Majk lë një koment me disa emoji zjarresh, Getoari ia kthen: “A rrejta najsen?”

Kjo na bën të dyshojmë se bëhet fjalë për një bashkëpunim mes Getoarit dhe Majk, që pritet të jetë tejet i suksesshëm. Kënga e tyre e përbashkët është lajmëruar edhe më herët nga Prive.al.