MENU
klinika

"Receta e mamit"

Biskota me banane, gjalpë dhe tërshërë të bluar

03.06.2020 - 16:48

INGREDIENTËT

  • 2 banane
  • 2 filxhanë tërshërë e bluar
  • 1 filxhan tërshërë e pa bluar
  • 50 gram gjalpë në temperaturë ambienti
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë gjelle mjaltë

UDHËZIMET

  1. Në një tas shtypim bananet me pirun dhe i përziejmë me tërshërën, sheqerin, mjaltin dhe gjalpin.
  2. I vendosim në frigorifer për disa minuta. I japim formë sipas dëshirës dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar më parë një letër pjekjeje.
  3. I fusim biskotat në furrë për t’i pjekur me 180 gradë për 20 minuta.