MENU
klinika

Asnjë kompromis

Brexit/ Johnson po tregohet “i pabindur”!

25.06.2020 - 15:51

Boris Johnson dukej se nuk ishte i gatshëm të bëjë kompromis në mënyrë që të sigurojë një marrëveshje tregtie dhe sigurie me Brukselin kur ai u bashkua me liderët e BE për një samit javën e kaluar, tha një nga tre liderët që morri pjesë në takim për The Guardian.

David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Evropian, paralajmëroi që BE ishte e shqetësuar nga mungesa e “entuziazmit” për të gjetur terren të përbashkët në çështjet me te diskutueshme.

Pas diskutimeve të hënën e kaluar, kryeministri britanik këmbënguli se nuk mund të shihte ndonjë arsye pse nuk mund të sigurohej një marrëveshje me Brukselin deri në fund të korrikut pas bisedimeve të intensifikuara.

Në një deklaratë të përbashkët, Johnson, Sassoli dhe kryetarët e komisionit dhe këshillit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, kishin thënë “kërkohej vrull i ri”.

Por në një intervistë për Guardian, Sassoli paralajmëroi se kryeministri nuk ishte i gatshëm të bënte atë që ishte e nevojshme për të siguruar marrëveshje para përfundimit të periudhës së tranzicionit më 31 dhjetor.

“Së bashku, ne jemi shumë të shqetësuar sepse nuk shohim një entuziazëm të madh nga autoritetet britanike dhe nuk shohim një vullnet të fortë për të arritur në një marrëveshje që kënaq të gjitha palët,” tha ai.

Të dyja palët nuk kanë rënë dot dakord për qasjen në ujërat britanike për peshkatarët evropianë dhe dhe të ashtuquajturat dispozita të fushës së lojës, ku BE ka kërkuar standarde të përbashkëta mjedisore, të punës dhe sociale.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë që asnjëra palë nuk është në gjendje të heqë dorë nga standardet e veta. Negociatori në Mbretërinë e Bashkuar, David Frost, ka hedhur poshtë çdo marrëveshje që përcakton ligjin e BE-së si standardin e përbashkët.

Kryeministri ka thënë se nuk do ta zgjasë periudhën e tranzicionit.

Sassoli tha se ai kishte shpresuar personalisht që do të kërkohej një zgjatje duke pasur parasysh vështirësitë në negociimin e kushteve të marrëdhënies së ardhshme gjatë pandemisë. Të dy Barnier dhe Frost janë infektuar me virus gjatë krizës.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”