MENU
klinika

Lajmi i dhënë nga RTSH

Champions League, pa pagesë në Shqipëri

24.06.2020 - 11:36

Një lajm i mirë për të gjithë sportdashësit shqiptarë. Champions League, duke nisur nga gushti i vitit të ardhshëm, do të shihet pa pagesë në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar në periudhën 2021-2024. Kjo gjë është konfirmuar nga vetë ekrani në fjalë:

“RTSH, transmetuesi publik, plotëson ëndrrën e shqiptarëve, duke sjellë pa asnjë pagesë shtesë në ekran sezonet 2021-2024 të Ligës së Kampionëve, kompeticionit më të dashur e të ndjekur në mbarë kontinentin tonë, pse jo, edhe në glob.

Radio Televizioni Shqiptar fituar të drejtën e transmetimit të “UEFA Champions League” për sezonet 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024. Pasi e ka fituar tenderin e të drejtave televizive, organizuar nga UEFA, tashmë ka nënshkruar zyrtarisht edhe kontratën për paketën e transmetimit pa pagesë në territorin shqiptar, duke filluar nga muaji gusht i vitit të ardhshëm.”