MENU
klinika

“Ai âsht sot albanologu mâ i madh i gjallë..."

Kush ishte At Zef Valentini, në studimet mesjetare shqiptare?

14.06.2020 - 06:13

“Ai âsht sot albanologu mâ i madh i gjallë. Por historia e Shqipnisë do ta kujtojnë mbi të gjitha si shkenctarin, që i dashunuem me objektin e studimeve të veta, Shqipninë, me nji përkushtim të hapun ndaj rreziqeve, e kërkoi dhe e gjeti atë ndër arkiva dhe biblioteka, në kujtesën e në jetën e popullit, në manifestet e lashtësisë së tij fisnike, të asaj fisnikíe që siç thotë Valentini, e bân të dênjë popullin shqiptar për me pasë nji vend me virtytet e tij të veçanta etnike në gjinín e kombeve europiane”. ─ prof. Ernest Koliqi më 1970

Shërbeu në Shqipëri 1922-1943. Në Shkodër drejtoi revistën “Leka”, ku botoi artikuj për historinë, gjuhësinë, letërsinë, teologjinë, të drejtën zakonore etj.

Më 1933-1939 drejtoi revistën fetare “Lajmëtari i zemrës së Jezu Krishtit”. Bashkëpunoi me revistën kulturore françeskane “Hylli i Dritës, “Drini” etj. Ishte bashkëpunëtor me shumë revista italiane, si “Quaderni di Dante” (Fletore e Dantes), “Civilta cotolica” (Qytetrimi katolik), “Rivista d’Albania”.

Pas largimit nga Shqipëria (1943) vazhdoi punën në fushën e albanologjisë.

Më 1944 botoi studimet juridike të Ernest Koliqit të cilat i ndau në tre libra: E drejta Civile (familja, miqtë, prona), E Drejta Penale (krime kundër njeriut e kundër pronës, ligje të posaçme vendore dhe procedurat) dhe “Struktura politike” (fisi, bajraku, qeverisja e fisit, e bajrakut), gjithsej 78 nene.

Pavarësisht këtyre botimeve me vlerë dhe angazhimeve të tij të palodhura në revista dhe punime të tjera, studimet e tij më me vlerë janë përsa i përket njohjes së historisë mesjetare. Botoi veprën me vlerë në 27 vëllime “Acta Albaniae Veneta saeculorum XIV et XV” (Akte venedikase për Shqipërinë e shekujve XIV-XV).

Zbuloi kodikun e Shën Prodhomit të Voskopojës, të cilën e cilësoi si memoria historike e Voskopojës, që sipas tij, është burimi kryesor si qendër shqiptaro-vllahe.

“Shqiptart janë nji popull i çuditshëm. Të huejve u duket se kanë nji tânsí ligjesh e parimesh qi kundërshtojnë njena-tjetren, konflikte të pasherueshme, grindje të brendshme ku ndryshimet fetare, rajonale dhe kulturore, nxisin impulse të papërmbâjtshme shkatrruese, mirëpo pas ksaj, kur bâhen gati të shprehin nji gjykim negativ mbî mundsitë e mbijeteses kombtare, vrejme se si shpërthen papritmas prej thellsive të shpirtit të tij nji ndjenjë e fortë vllaznimi qi të shtang e të magjeps”,– At Zef Valentini.