MENU
klinika

Rio de Zhaneiro

Copacabana bëhet “varrezë masive”

12.06.2020 - 10:30

       Plazhi i famshëm në Rio de Janeiro, Copacabana, u shndërrua “në varrezë masive”. Kjo, si shenjë proteste ndaj qeverisë nga një organizatë lokale që i akuzon qeveritarët se nuk po i përgjigjen si duhet situatës së Koronavirusit.

Anëtarët e një organizate joqeveritare filluan të gërmojnë njëqind varre në rërë, vendosën disa kryqe dhe flamujt e Brazilit, për të theksuar numrin e lartë të viktimave nga COVID-19.

Brazili renditet pas Shteteve të Bashkuara, sa i përket numrit të infektimeve, duke kaluar Italinë me numrin e viktimave.