MENU
klinika

Njëra në pronësi të drejtorit të ISHSH

Digjen gjatë natës në Elbasan dy automjete

28.06.2020 - 07:07

Në qytetin e Elbasanit gjatë natës së fundit në harkun kohor të 30 minutave në lagje të ndryshme janë djegur dy automjete. Burime jo zyrtare bënë me dije se rreth orës 03.00 në Lagjen “Beqir Dardha” automjeti me targë AA 300UT tip audi ishte përfshirë nga flakët. Policia dhe shërbimi zjarrfikës u njoftuan për ngjarjen nga banorë të lagjes që konstatuan zjarrin në automjet.

Shërbimi zjarrfikës në kohë rekord ka arritur të shuante flakët që kishin përfshirë automjetin i cili u dogj pjesërisht.Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se automjeti ishte i parkuar aty që nga fundjava.

Automjeti i djegur sipas burimeve zyrtare është në pronësi të shtetasit Bendi Musai i cili aktuallisht mban postin e Drejtorit të ISHSH për Elbasanin. Paraprakisht policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme të automjetit në pronësi të tij për shkak të detyrës dhe po pubohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë po në Elbasan në Lagjen “Haxhias” rreth orës 03.30 është djegur automjeti tip pezho me targë AA 197 HY në pronësi të shtetasit Tomorr Panxhi. Në këtë rast mbeten të paqarta rrethanat e përfshirjes nga zjarri të këtij automjeti.

Pamje të mrekullueshme nga Fushë Struda

FOTO/ Dëbora zbardh edhe zonat malore të Librazhdit

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan