MENU
klinika

Frikë nga përhapja e COVID

E papritur/ Gjermania zgjat paralajmërimin për udhëtimet jashtë BE-së

10.06.2020 - 07:00

Qeveria gjermane planifikon të zgjasë paralajmërimin për udhëtimet jashtë vendit, që ka për më shumë se 160 vende jashtë Bashkimit Europian, deri më 31 gusht, pasi kombet në mbarë botën vazhdojnë të luftojnë kundër pandemisë së koronavirusit.

“Përjashtime mund të bëhen për vendet të veçanta që plotësojnë kritere të caktuara”, njoftoi qeveria.

Javën e kaluar qeveria gjermane tha se është e gatshme të heqë paralajmërimet për udhëtimet me 29 vende europiane duke filluar nga 15 qershori, gati tre muaj pasi ato u prezantuan për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19.