MENU
klinika

Editoriali i the Guardian

Evropa duhet të shikojë përtej ekonomisë!

24.06.2020 - 16:01

Kur Mike Pompeo foli në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë në internet javën e kaluar, kishte shumëçka ku liderët evropianë binin dakord.

Sekretari i Shtetit Amerikan sulmoi Kinën për gjithçka, nga trajtimi i ujgurëve në Xinjiang dhe protestuesve në Hong Kong, deri te dezinformatat e saj për koronavirusin, sulmet kibernetike dhe përplasjen vdekjeprurëse e këtij muaji midis trupave kineze dhe indiane.

Ai u bëri thirrje kombeve evropiane të shikojnë përtej ekonomisë.

Megjithatë administrate, ku ai shërben, ka dëshmuar plotësisht të kundërtën lidhur me këto çështje.

Libri i ri i ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton përshkruan se si Trump ka përdorur vetë çështjet e cituara nga Pompeo si “karrem tregtie”: për një marrëveshje më të mirë tregtare me Kinën.

Ai pretendoi se Trump e inkurajoi Xi Jinping të vazhdonte burgosjen masive të ujgurëve. Ndarja e dukshme midis Kinës dhe SHBA dhe Evropës mund të jetë demokracia kundër diktaturës, por demokracia amerikane është në rrezik.

Bolton thotë se presidenti e nxiti Xi ta ndihmonte atë të rizgjidhej duke blerë më shumë produkte bujqësore në SHBA.

Nën këtë administratë, edhe vlerat e supozuara të SHBA janë të mjegullta, dhe është e pamundur të formohet një aleancë pa një shkallë besnikërie ose të paktën konsistencë. Ndërsa Shtetet e Bashkuara ankohen për ngritjen e Kinës, ngritja e saj është përshpejtuar nga braktisja e aleatëve dhe sulmeve të dëshpëruara të Trump ndaj institucioneve ndërkombëtare.

As shqetësimi për sjelljen e Kinës nuk kufizohet në perëndim: rritja e saj po shkakton shqetësim në vendet afrikane dhe Amerikën Latine gjithashtu.

Kombet evropiane nuk mund të kundërpeshojnë Kinën pa SHBA, dhe shumë vende, siç është Serbia, nuk tregojnë dëshirë për këtë

Ata që dëshirojnë të sfidojnë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kinë duhet të arrijnë të forcojnë lidhjet globalisht, përfshirë lidhjet me demokracitë aziatike.

Shenjat e fundit të solidaritetit janë të mirëseardhura, siç është deklarata e G7 që i bën thirrje Kinës të rimendojë ligjin e ri të sigurisë kombëtare të Hong.

Bashkëpunimi dhe koordinimi është jetik, dhe kombet e tjera do të duhet të punojnë me SHBA si dhe kur të munden. Por një partneritet i vërtetë mund të duhet të presë për një administratë tjetër.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja përse Trump i frikësohet librit të ish-këshilltarit

Bolton: Putini luan me Trumpin si të dojë!