MENU
klinika

Tenistët mund të marrin shtëpi me qira

Fiksohen datat e US Open, hiqen ndeshjet dyshe

17.06.2020 - 11:36

Tashmë është zyrtare: Grand slam i US Open do të luhet sipas parashikimit, më datat 31 gusht-13 shtator. Lajmin e konfirmuan organizatorët e turneut nju-jorkez. Ata shtojnë se turneu do të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë së Covid-19.

Federata Amerikane e Tenisit do të marrë masat për të garantuar shëndetin e tenistëve, stafit të tyre, me kontrolle të rrepta dhe duke monitoruar lëvizjet e tenistëve. Ndërkohë, në turne do të ketë ndeshje vetëm teke për meshkuj dhe femra, duke hequr duelet dyshe ose të përziera, siç ka ndodhur për çdo vit.

Pavarësisht kësaj, shumë tenistë janë shprehur në dyshim për të marrë pjesë, pasi masat e rrepta të sigurisë për shkak të koronavirus janë të vështira për t’u aplikuar. Për më tepër do të luhet pa spektatorë, gjë që ul bukurinë e këtij turneu. Tenistët kësaj here do të kenë mundësinë e marrjes me qira të një shtëpie private jashtë Manhattan me shpenzimet e tyre.

Lojtarët nuk do të duhet të bëjnë karantinë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, por do të testohen para se të fillojnë udhëtimin për në Neë York. Testet më pas do të kryhen një ose dy herë në javë gjatë qëndrimit të tyre, së bashku me kontrollet ditore të temperaturës.

rafael Nadal Us open

Të gjithë pritet të mbajnë maskë, përveç atyre që luajnë. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të rasteve me koronavirus dhe numri më i lartë i humbje të jetëve në botë. Neë York është shteti i goditur më rëndë, ku më shumë se 30 mijë persona kanë humbur jetën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Amerika ka nevojë për argëtim”

SHBA ndryshe nga Britania: Jo karantinë sportistëve